Komuna e Gjilanit del hapur kundër vendimeve të Qeverisë

Gjilani

Komuna e Gjilanit del hapur kundër vendimeve të Qeverisë

Më: 13 prill 2020 Në ora: 12:59
Gjilan

Komuna e Gjilanit ka dalur kundër vendimeve të Qeverisë në detyrë kundër përhapjes së koronavirusit.

Këtë e ka bërë të ditur vetë komuna nëpërmjet një komunikate për media.

Sipas komunikatës thuhet se drejtori i Ndërmarrjes Publike “Tregu”, Avdyl Jerliu, mëngjesin e sotëm ka larguar banaqet e shitjes nga tregu i qytetit dhe ky vendim ka detyruar tregtarët të mblidhen dhe të kundërshtojnë vendimin.

Komuna ka ftuar institucionet shëndetësore dhe ato të rendit të marrin masa lidhur me këtë veprim.

Ky është njoftimi i plotë:

Abuzim në kohë të pandemisë COVID-19. Vendimet e drejtorit të Ndërmarrjes Publike “Tregu” në Gjilan, zotri Avdyl Jerilu, detyrojnë tregtarët e Gjilanit të mblidhen në treg, duke rrezikuar shëndetin e tyre dhe të qytetit në përgjithësi.

Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Tregu,” sot në mengjes ka tentuar të keqpërdorë gjendjen e krijuar nga COVID-19, per ti larguar banaqet e shitjes nga tregu i qytetit.

Ky vendim i zyrtareve komunal ka detyruar tregtaret te mblidhen per ta kundershtuar vendimin e insititucioneve komunale. Me kete veprim zotri Jerliu ka dal haptazi kunder vendime te qeverise te cilat ndalojne tubimet në hapsira publike dhe si rjedhoje ka rrezikuar shendetin publik te te gjithe qytetit pasiqe ne kete hapsire ishin grumbulluar diku rreth 200 shitës.

Andaj ftojme institucionet shendetesore dhe ato te rendit te marrin masa ne lidhje me kete veprim te zotit Jerliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat