​Haziri: Gjaku i Pajazit Ahmetit e Alban Ajetit bën dritë mbi lirinë e Kosovës

Gjilani

​Haziri: Gjaku i Pajazit Ahmetit e Alban Ajetit bën dritë mbi lirinë e Kosovës

Më: 15 prill 2020 Në ora: 16:39
Homazhet

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka bërë sot homazhe te bustet e dëshmorëve Pajazit Ahmeti e Alban Ajeti, në 21-vjetorin e betejës së lavdishme të Zhegocit.

Ai me këtë rast ka çmuar lart sakrificën dhe veprën e këtyre dëshmorëve në luftën për liri.

“Pajazit Ahmeti dhe Alban Ajeti do t’i kujtojmë gjithmonë sepse ata janë dy shpirtra të bardhë që bëjnë dritë mbi lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Gjaku i tyre i derdhur shënon kthesën e madhe të kryengritjes në Anamoravë”, ka thënë Haziri.

Babai i dëshmorit Alban Ajeti, Shyqriu, ka thënë se sot po përkujtojmë dëshmorët e Zonës së Karadakut të cilët ranë në luftën për liri, ndërsa bashkëshortja e Pajazit Ahmetit, Fatmja, ka thënë se kjo ditë është shumë e rëndë, por edhe krenari njëkohësisht. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat