Haziri: Po kujdesemi 24 orë për higjienën publike

Gjilani

Haziri: Po kujdesemi 24 orë për higjienën publike

Më: 15 prill 2020 Në ora: 19:29
Pastrimi

Tash e një javë, Komuna e Gjilanit ka filluar mirëmbajtjen dhe dezinfektimin e hapësirave publike, që përfshihen rrugët urbane, rrugët e fshatrave, shenjëzimin dhe menaxhimin e higjienës publike.

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka parë nga afër procesin, derisa ka njoftuar se është mandatuar Drejtoria e Shërbimeve Publike, ndërmarrja EcoHigjiena, operatori privat dhe Këshillat lokalë që të kujdesen për higjienën publike.

“Kujdesi ndaj higjienës publike, largimi i bërllogut, deponive ilegale dhe kujdestaria në deponinë regjionale të mbeturinave, është 24 orë e 7 ditë. Ftoj qytetarët për bashkëpunim me këshillat lokalë dhe drejtoritë përkatëse. Ky vendim ekzekutiv do të realizohet me përpikmëri”, ka thënë Haziri.

Ai njoftoi se janë larguar të gjitha reklamat ilegale, panotë politike e komerciale, pasi një gjë e tillë është e ndaluar në kohë pandemie.

Haziri ka kërkuar nga qytetarët që t’i largojnë veturat nga trotuaret sepse e pengojnë procesin pastrimit të rrugëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat