​Gjilani po i respektin në tërësi masat e reja, Haziri jep detaje

Gjilani

​Gjilani po i respektin në tërësi masat e reja, Haziri jep detaje

Më: 16 prill 2020 Në ora: 12:21
Konferenca per media

Komuna e Gjilanit është duke e zbatuar pakon e masave të reja që përfshijnë kufizimin e lëvizjes së qytetarëve në bazë të numrit të parafundit të letërnjoftimit dhe po ashtu janë evituar problemet sa i takon lejeve për qarkullim.

Kështu u bë e ditur nga kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri gjatë një konference për media pas takimit që sot ka zhvilluar me një delegacion nga niveli qendrori i përbërë nga Policia e Kosovës, Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave me të cilët kanë diskutuam për reagimin e organeve kompetente në për parandalimin e COVID19 në këtë komunë.

Kreu i Gjilanit tha se përkundër që pakoja e re e masave të vendosura nga ministria e Shëndetësisë u ka shkaktuar vështirësi në aspektin e pajisjes me leje të veçanta për qarkullim për kategori të caktuara.

Por që sipas tij tashmë ata kanë ndërtuar një sistem kom unikimi online i cili i ka zgjidhur edhe këtë problem.

Haziri: Vështirësinë e vetme e kemi pajisjen me lejet e veçanta

“Prej dje në orën 06:00 në Gjilan është zbatuar komplet pakoja e masave të reja dhe në vështirësinë e vetme e kemi pajisjen me lejet e veçanta për kategoritë në nevojë. Përkundër që pakoja sqaron mënyrën e pajisjes me leje të vecantë neve na kanë dal probleme që njerëzit kanë pasur nevojë në qarkullim për të ardhur deri tek qendra operative, por kemi ndërtuar sistem online të komunikimit cdo kush që ka pas nevojë me aplikua për leje, ka aplikua dhe ka ardhur këtu për tërheqje... sot është dita e bujqve në sot shpërndajmë 870 familje farën e misrit, do ua ofrojmë tek komunitetet do shkojmë fshat për fshat dhe lagje të qytetit do të punojnë nga ora 06:00 deri në orën 08:00 , dhe prodhimi prej orës 06:00 deri në 22:00 sipas kushteve” theksoi Haziri.

Haziri tha se Gjilani si komunë ka pasur një reagim të shpejt në parandalimin e përhapjes së koronavirusit në këtë komunë, ndonëse janë identifikuar 24 persona të infektuar me këtë virus.

Haziri: Në tri ditët e fundit nuk e kemi asnjë rast

“Kam njoftuar që emergjenca civile dhe sektori i shëndetësisë reagimin e kanë pasur jashtëzakonisht mirë dhe me kohë dhe fal përmbajtjet se lojalitetit të qytetarëve rekomandimet tona janë përmbyllur... sipas vlerësime të marrjes me këtë problem dhe izolimit të këtij problemi, mbikqyrjes në mënyrë që infeksioni të mos shtohet nga burimi në vendet tjera. Gjilani i ka 24, në tri ditët e fundit nuk e kemi asnjë rast, kemi 17 të shëruar plotësisht, ndërsa me rastet tjera pritet të kemi lajme të mira sepse simptomat sepse simptomat i kanë të buta dhe mbikqyrja e mjekëve është jashtëzakonisht e mirë ”, tha ai.

I pari i komunës së Gjilanit tutje gjatë kësaj konference njoftoi se për nxënësit e kësaj komune po zhvillohet mësimi online, dhe shumë aktivitete të tjera kulturorë transmetimi i të cilave po bëhet në mënyrë elektronike.

Koloneli, Izet azizi nga Policia e Kosovës ka përgëzuar komunën e Gjilanjt për reagimin e shpejt në situatën e krijuar nga COVID19.

Azizi: Shtabi i emergjencës po funksionon mirë

“Atë që e dëgjuam edhe nga kryetari por edhe nga stafi tjetër menaxherial i komunës, këtu funksionon shtabi i emergjencës dhe këta i kanë kryer të gjitha detyrat të cilat parashihen për këto situata dhe jemi shumë të lumtur që Gjilani ka ngritur nivelin aq të lartë të emergjencës dhe iu ka dal në ndihmë dhe vazhdimisht po iu del në ndihmë qytetarëve”, tha ai.

Deri tani në Kosovë më COVID19 pozitiv kanë rezultuar 42 3, prej tyre të shëruar janë 71, ndërsa 9 persona kanë humburë jetën. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat