​Haziri: Gjilani pa dallime politike në luftën kundër koronavirusit

Gjilani

​Haziri: Gjilani pa dallime politike në luftën kundër koronavirusit

Më: 17 prill 2020 Në ora: 16:59
Haziri ka takuar sot shefat e partive politike në Gjilan

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka takuar sot shefat e partive politike në Gjilan dhe ka theksuar angazhimin e përbashkët, pa dallime, në luftën kundër Covid-19.

Në komunikatën e Komunës së Gjilanit, citohet Haziri të ketë bërë thirrje të përgjithshme për përmbajtje dhe respektim të orarit sipas numrit personal dhe detajeve të tjera që ka dhënë Ministria e Shëndetësisë.

“Kryetari Haziri ka potencuar edhe takimin që kishte sot me shefat e partive politike, ku ka potencuar angazhimin e përbashkët dhe pa dallime në frontin e madh kundër pandemisë Covid – 19, por edhe duke koordinuar që të gjitha aktivitetet edhe në këtë kohë të zhvillohen”, thuhet në komunikatën e Komunës së Gjilanit.

Haziri ka thënë se rastet e fundit që rezultuan pozitiv në këtë komunë, janë infektim në bazë të kontaktit.

“Rasti i ri në Lladovë është nga kontakti m e babain, rasti në Arbëri është nga kontakti me vajzën dhe rasti i tretë është kontakti me një familjar të të infektuarit. Komuna e Gjilanit ka marrë masat e izolimit total të këtyre familjeve dhe do t’i nënshtrohen testit sipas vlerësimeve të profesionistëve. Nuk ka vend për shqetësim, sepse ky virus menaxhohet nëse bashkërisht u përmbahemi strikt rregullave të ndërmara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Komuna e Gjilanit”, ka thënë Haziri.

Lutfi Haziri ka thënë se të gjitha rastet që kanë nevojë për punë në bujqësi, furnizime, prodhim, ekonomi private e nevoja shëndetësore, komuna lëshon leje të veçanta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat