Gjilan, sot asnjë rast me Covid-19 — shërohet një person

Gjilani

Gjilan, sot asnjë rast me Covid-19 — shërohet një person

Më: 17 prill 2020 Në ora: 23:42
Lutfi Haziri

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka bërë të ditur se sot atje nuk ka dalë asnjë rast pozitiv me Covid-19.

Ai nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook deklaroi se nga 27 të prekurit në Gjilan, 18 prej tyre janë shëruar plotësisht.

“Lajm i mirë për Gjilanin. Sot nuk e kemi asnjë rast të ri me #Covid19, ndërsa një rast është shëruar dhe është dërguar në shtëpi nga Klinika Infektive”.

“Nga 27 rastet në, 18 janë shëruar plotësisht. Vazhdojmë me masa strikte kundër përpahjes së virusit. Respektoni masat. Ma mirë #rriNshpi se me e kalu pandeminë n’burg”, ka shkruar Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat