Gjilani do ta mbështes Qendrën e Shëndetit Mendor me pajisje kundër COVID-19

Gjilani

Gjilani do ta mbështes Qendrën e Shëndetit Mendor me pajisje kundër COVID-19

Më: 21 prill 2020 Në ora: 15:40
Gjilani do ta mbështes Qendrën e Shëndetit Mendor me pajisje kundër COVID-19

Komuna e Gjilanit ka ofruar mbështetje me pajisje kundër koronavirusit për Qendrën e Shëndetit Mendor.

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli ka vizituar sot Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, ku së bashku me drejtorin dr. Afrim Cana, kanë biseduar rreth problemeve dhe sfidave nëpër të cilat po kalon Gjilani në përballje me koronavirusin.

“U njoftova nga Dr. Cana për gjendjen në këtë qendër dhe aktivitetin e madh që bëhet në nivel regjioni nga profesionistët e shëndetësisë në këtë nivel. Komuna e Gjilanit do të jetë afër kësaj Qendre që gjendjen në të cilën jemi me pandeminë dhe përballjen me këtë sëmundje infektive ta kalojmë sa më lehtë. Sikur edhe mbështetjen që kemi dhënë për institucionet tjera si Policinë e Kosovës dhe Spitalin e Përgjithshëm me maska, dorëza dhe dezinfektues edhe në këtë qendër do të jemi asistues sipas nevojës që kanë deri në furnizimin e tyre”, ka thënë Ismajli.

Nënkryetari Ismajli ka konfirmuar edhe mbështetjen me pako sociale varësisht nga vlerësimet profesionale të mjekëve të kësaj qendreje që hasin në raste të ndryshme.

Ndërsa, Afrim Cana, drejtor  Qendrës së Shëndetit Mendor, ka thënë se e mbulojnë një territor shumë të gjerë, por situata me pandeminë në të cilën jemi kërkon sipas tij një angazhim dhe përkushtim edhe më të madh në mënyrë që të trajtohen rastet që kanë nevojë.

“Përgëzoj punën e madhe që ka bërë Komuna e Gjilanit në menaxhimin e situatës në përgjithësi duke përfshirë të gjitha aktivitetet që ka ndërmarrë në mënyrë kronoligjike. Është një mesazh i fuqishëm dhe siguri për qytetarët puna që ka bërë niveli lokal në Gjilan. Kudo që kërkohet ndihma ime dhe e Qendrës në këtë faze, ne jemi afër Komunës. Ne me përkushtimin maksimal po punojmë në trajtimin e pacientëve që kanë nevojë për mbështetje dhe trajtim profesional. Trajtimi shëndetësor i tyre është i nevojshëm me një nivel edhe më të shtuar në këtë kohë të përballjes me pandeminë”, ka thënë Cana. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat