​Qendra e Shëndetit Mendor në Gjilan: Pacientët kanë nevojë trajtim të shtuar

Gjilani

​Qendra e Shëndetit Mendor në Gjilan: Pacientët kanë nevojë trajtim të shtuar

Më: 21 prill 2020 Në ora: 16:05
​Qendra e Shëndetit Mendor në Gjilan

Komuna e Gjilanit ka njoftuar se do të mbështesin Qendrën e Shëndetit Mendor në këtë komunë me maska, dorëza e dezinfektues në kohën kur vendi po përballen me koronavirusin.

Nënkryetari i Gjilanit ka njoftuar se do të mbështesin këtë qendër edhe me pako sociale.

Përmes një komunikate për media, komuna ka njoftuar se nënkryetari Arbër Ismajli e ka vizituar sot këtë qendër ku me drejtorin e saj kanë biseduar rreth probleme si pasojë e përhapjes së Covid-19.

“Komuna e Gjilanit do të jetë afër kësaj Qendre që gjendjen në të cilën jemi me pandeminë dhe përballjen me këtë sëmundje infektive ta kalojmë sa më lehtë. Sikur edhe mbështetjen që kemi dhënë për institucionet tjera si Policinë e Kosovës dhe Spitalin e Përgjithshëm me maska, dorëza dhe dezinfektues edhe në këtë qendër do të jemi asistues sipas nevojës që kanë deri në furnizimin e tyre”, citohet të ketë thënë Ismajli.

Tutje thuhet se Ismajli ka konfirmuar edhe mbështetjen me pako sociale varësisht nga vlerësimet profesionale të mjekëve të kësaj qendre që hasin në raste të ndryshme.

Ndërsa Afrim Cana, drejtor Qendrës së Shëndetit Mendor, ka thënë se e mbulojnë një territor shumë të gjerë, por situata me pandeminë kërkon një angazhim edhe më të madh në mënyrë që të trajtohen rastet që kanë nevojë.

“Është një mesazh i fuqishëm dhe siguri për qytetarët puna që ka bërë niveli lokal në Gjilan. Kudo që kërkohet ndihma ime dhe e Qendrës në këtë faze, ne jemi afër Komunës. Ne me përkushtimin maksimal po punojmë në trajtimin e pacientëve që kanë nevojë për mbështetje dhe trajtim profesional. Trajtimi shëndetësor i tyre është i nevojshëm me një nivel edhe më të shtuar në këtë kohë të përballjes me pandeminë”, ka thënë Cana.

Deri tani, në Gjilan janë infektuar me Covid-19 29 persona, dhe një ka ndërruar jetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat