Familja Maloku nga Gjilani kërkon ndihmë për shërimin e Hamdi Malokut

Gjilani

Familja Maloku nga Gjilani kërkon ndihmë për shërimin e Hamdi Malokut

Më: 22 prill 2020 Në ora: 16:03
Xhirollogaria zyrtare bankare

Familja Maloku nga Gjilani e ka bërë publike llogarinë bankare, përmes të cilës mund ta ndihmoni Hamdi Malokun, i cili është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Hamdiu po trajtohet në intenzive, në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë, i cili duket se është njëri nga rastet e para në Kosovë që si pasojë e mbylljes në shtëpi për shkak të pandemisë, përfundoi në koma.

Gjendja e tij është tejet e rëndë, terapia ditore është shumë e shtrenjtë dhe e papërballueshme për familjen.

Familja shtatë anëtarëshe deri para pak kohësh ka qenë në asistencë sociale dhe gjendja financiare e saj vazhdon të jetë jo e mirë.

Familja Maloku i falënderon të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë të cilët do të solidarizohen në këto momente të rënda për ta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat