Gjilani që katër ditë pa asnjë rast me koronavirus

Gjilani

Gjilani që katër ditë pa asnjë rast me koronavirus

Më: 24 prill 2020 Në ora: 12:47
Ilustrim

Komiteti Emergjent i Gjilanit, nën udhëheqjen e nënkryetarit Arbër Ismajli, ka zhvilluar takim informues me kryesuesen e Kuvendit, Shpresa Kurteshi Emini dhe shefat e grupeve të këshilltarëve, Avdyl Aliu (LDK), Riza Abdyli (PDK), Shemsedin Ramushi (AKR), Ibish Ibishi (I pavarur) dhe Emrah Ismail (KDTP).

Nënkryetari Arbër Ismajli ka vlerësuar se ishte një takim miqësor e informues, duke falënderuar të gjitha subjektet politike për mbështetjen e madhe që i kanë dhënë Komitetit Emergjent të Gjilanit.

“Përpos informatave që ua dhamë, u dakorduam që të jemi bashkë deri në tejkalimin e kësaj situate të pandemisë Covid-19”, tha Ismajli.

Kryesuesja e Kuvendit, Shpresa Kurteshi Emini, ka falënderuar Komitetin përkatës për koordinimin dhe informimin e mirë për ta preventuar situatën kundër Covid-19.

Ndërkohë, gjatë adresimit para mediave, shefat e grupeve politike të përfaqësuar në Kuvend, kanë shprehur falënderim dhe  përgëzim per Komitetin për menaxhimin e situatës së pandemisë dhe në menaxhimin e rasteve të familjeve në nevojë.

Ndryshe, tash e katër ditë nuk është asnjë rast pozitiv në Gjilan me virusin corona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat