Haziri pas rasteve të reja me Covid-19: Ditë e rëndë për Gjilanin

Gjilani

Haziri pas rasteve të reja me Covid-19: Ditë e rëndë për Gjilanin

Më: 24 prill 2020 Në ora: 23:30
Lutfi Haziri

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka reaguar pas lajmit se në komunën që ai udhëheq janë regjistruar 15 raste të reja me coronavirus.

Haziri ka thënë se të konfirmuar pozitiv me koronavirus sot janë kontakte të të prekurve nga Kamenica.

“Ditë e rëndë për Gjilanin në ditën e parë të Ramazanit dhe në #ditën43 të përballjes me Covid-19, pasi i kemi 15 raste të reja pozitive, 7 në Livoҫ të Epërm, 7 në qytet dhe 1 në Kosaҫë”, është shprehur ai në Facebook.

“Rastet janë nga kontaktet me të prekurit e Kamenicës dhe tashmë i kemi indentifikuar kontatet e të prekurve të fundit, derisa familjet janë në karantinë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat