Haziri: Katër rastet e reja me COVID-19 në Gjilan, janë të njohura për ne, po ashtu edhe kontaktet e tyre

Gjilani

Haziri: Katër rastet e reja me COVID-19 në Gjilan, janë të njohura për ne, po ashtu edhe kontaktet e tyre

Më: 25 prill 2020 Në ora: 23:59
Lutfi Haziri

Kreu i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka folur, pasi janë konfirmuar edhe katër raste të reja me COVID-19, në këtë komunë.

Përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se rastet në fjalë janë të njohura, po ashtu edhe kontaktet e tyre.

“Dita44. Sapo u njoftuam nga IKSHP edhe për 4 raste të reja pozitive me #COVID19 në Gjilan. Rastet janë të njohura për ne, sikur edhe kontaktet e tyre. Mos keni frikë sepse situata është nën kontroll nga Komiteti për emergjenca kundër përhapjes së coronavirusit”, ka thënë Haziri.

Ai ka kërkuar nga qytetarët që t’i respktojnë rekomandimet e dhëna për ta luftuar virusin.

“Falënderimi i veçantë shkon për mantel bardhët për punën e palodhshme, përfshirë mikrobiologët, epidemiologët, biokimistët, specialistët e mjekësisë familjare e infermierët.

Ju lutem shumë që t’i respektoni udhëzimet e organeve shtetërore. Veҫ në këtë mënyrë e parandalojmë përhapjen e virusit. #rriNshpi”, ka shkruar Haziri.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat