Reagon Lutfi Haziri për të vdekurin e fundit nga koronavirusi në Gjilan

Gjilani

Reagon Lutfi Haziri për të vdekurin e fundit nga koronavirusi në Gjilan

Më: 26 prill 2020 Në ora: 17:45
Lutfi Haziri

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka shprehur ngushëllime për të vdekurin M.I., nga Malisheva e Epërme, që vdiq sot nga koronavirusi.

Haziri përmes një postimi në Facebook ka njoftuar që i ndjeri ishte në hemodializë dhe kishte probleme të tjera shoqëruese.

“Me keqardhje ju njoftoj se ka ndërruar jetë i prekuri me #Covid19, M.I. (1976), nga Malisheva e Epërme e Gjilanit. I ndjeri ishte në hemodializë dhe kishte probleme tjera përcjellëse. I shpreh ngushëllimet me të sinqerta familjes, Malishevës dhe gjithë qytetarëve të Gjilanit”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat