Haziri dënon aktin e djegies së shtëpisë së Svetozar Cvetkovic

Gjilani

Haziri dënon aktin e djegies së shtëpisë së Svetozar Cvetkovic

Më: 29 prill 2020 Në ora: 13:01
Foto ilustrim

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka dënuar aktin e djegies së shtëpisë private të Svetozar Cvetkovic, në fshatin Cernicë.

Haziri tregon se zjarri është shkaktuar nga pakujdesia e një grupi i të rinjve të cilët pa leje kanë hyrë dhe kanë shfrytëzuar shtëpinë.

Ky është reagimi i plotë i Hazirit:

Mbrëmë nga Njësia e Zjarrfikësve dhe Policia e Kosovës jemi njoftuar për një zjarr në shtëpinë e Svetozar Cvetkovic, në fshatin Cernicë dhe ekipet komnale kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Sipas shërbimeve të Komunës, shërbimeve të preventivës dhe Inspekcionit, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes, zjarri është shkaktuar nga pakujdesia nga një grup i të rinjve, të cilët pa leje kanë hyrë dhe shfrytëzuar shtëpinë private.

Hetimet po vazhdojmë dhe në emër të Komunës së Gjilanit e dënoj aktin dhe kërkoj nga organet e drejtësisë që ta thonë fjalën e tyre sa më shpejtë.

Ekipet e Komunës janë autorizuar që ta bëjnë vlerësimin e dëmeve të pronës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat