26-vjeçarit iu bë testi për Coronavirus pas vdekjes, Lutfi Haziri thotë që ishte negativ

Gjilani

26-vjeçarit iu bë testi për Coronavirus pas vdekjes, Lutfi Haziri thotë që ishte negativ

Më: 5 maj 2020 Në ora: 15:43
Ilustrim

26 -vjeçari nga Gjilani, i cili vdiq në karantinën e Qendrës së Studenteve, ka rezultuar negativ për coronavirus.

Kjo është konfirmuar, nga kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.

“Po janë kryer para obduksionit dhe ka rezultuar negativ”, ka thënë shkurt Haziri.

26- vjeçari, Agon Musliu vdiq të dielën pasi u hodh nga kati i pestë i konvikti, ku po qëndronte në karantinë pasi kishte ardhur nga Gjermania.

Ndërkohë, Prokuroria Themelore në Prishtinë, tashmë ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të vdekjes së 26 vjeçarit në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat