Edhe e infektuara nga Gjilani punonjëse e spitalit privat në Prishtinë

Gjilani

Edhe e infektuara nga Gjilani punonjëse e spitalit privat në Prishtinë

Më: 10 maj 2020 Në ora: 05:54
Foto ilustrim

Edhe e infektuara që u konfirmua sot me koronavirus në Gjilan, është punonjës i një spitali privat në Prishtinë.

Kjo është konfirmuar nga kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.

“#Dita58. IKSHP na njoftoi për një rast të ri me #Covid19 në Gjilan. Bëhet fjalë për një punonjëse në një spital privat në Prishtinë. Rasti është i izoluar dhe Qendra Rajonale e Shëndetit Publik dhe emergjencat civile e kanë nën mbikëqyrje”, ka shkruar ai.

Më herët, edhe kryetari i Obiliqit konfirmoi se një i infektuar nga kjo komunë punon në një ordinancë private në Prishtinë.

Postimi i plotë i Hazirit:

#Dita58. IKSHP na njoftoi për një rast të ri me #Covid19 në Gjilan. Bëhet fjalë për një punonjëse në një spital privat në Prishtinë. Rasti është i izoluar dhe Qendra Rajonale e Shëndetit Publik dhe emergjencat civile e kanë nën mbikëqyrje.

Nga 52 rastet, dy persona kanë vdekur, tre janë në vetizolim dhe të tjerët janë shëruar plotësisht. Ju lutem shumë, respektoni orarin e daljes dy herë në ditë, por dil vetëm kur është shumë e domosdoshme, me masa mbrojtëse!.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat