​Lutfi Haziri propozon shtrëngim masash pas rasteve të fundit me COVID-19

Gjilani

​Lutfi Haziri propozon shtrëngim masash pas rasteve të fundit me COVID-19

Më: 10 maj 2020 Në ora: 22:43
​Lutfi Haziri

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar edhe për 9 raste të reja në Gjilan me koronavirus.

Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri ka thënë se rastet e reja janë si pasojë e kontakteve familjare të një punëtoreje të Gjilanit, e cila punon në një klinikë private në Prishtinë.

“Fatkeqësisht, kësaj here burim i infeksionit është një punëtore e shëndetësisë e jo burim tjetër nga qytetarët. Është domosdoshmëri që t’i shtrëngojmë masat pas rasteve të fundit. Komiteti për menaxhimin e pandemisë dhe emergjencat civile e kanë nën kontroll situatën dhe ju lusim për lojalitet dhe bashkëpunim në mënyrë që ta përballojmë situatën”, ka shkruar Haziri në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat