14 persona me Covid19 në Gjilan, Lutfi Haziri tregon çfarë masa janë marrë

Gjilani

14 persona me Covid19 në Gjilan, Lutfi Haziri tregon çfarë masa janë marrë

Nga: A.M. Më: 12 maj 2020 Në ora: 21:36
Lutfi Haziri

Kryetari  i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike sapo i ka njoftuar se nga 50 mostrat e marra në Gjilan, 14 kanë rezultuar pozitive si pasojë e kontakit me të prekurit e para dy ditëve.

Për më tepër, ka shtuar se Shtabi e Emergjencave për parandalim e #Covid19, ka marrë masat për vetizolim, dhe vendosjen në karantinë të të gjitha rasteve të reja të infektuara.

Postimi i plotë:

#Dita61.Urimet më të mira për gjithë infermierët dhe teknikët medicinalë në shërbimet shëndetësore që perkrah mjekut, kujdesen për shëndetin tonë. Ushtarët e shëndetit tone, ju falemnderit e urime 12 Maji!

Ndërkohë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike sapo na njoftoi se nga 50 mostrat e marra ne Gjilan, 14 kanë rezultuar pozitive si pasojë e kontakit me të prekurit e para dy ditëve.

Shtabi e Emergjencave për parandalim e #Covid19, ka marrë masat për vetizolim, dhe vendosjen në kakrantinë të të gjitha rasteve të reja të infektuara.

Apeloj që ta ruajmë qetësinë dhe t’i përmbaheni të gjitha udhëzimeve të institucioneve, duke dalë vetëm kur e keni të domosdoshme, por me masa mbrojtëse!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat