Haziri: 17 mostrat e marra dolën negativ, ta ndihmojmë Ilir Behlulin

Gjilani

Haziri: 17 mostrat e marra dolën negativ, ta ndihmojmë Ilir Behlulin

Më: 15 maj 2020 Në ora: 23:52
Lutfi Haziri

Janë konfirmuar edhe 10 raste të reja me COVID19 në Kosovë, ndërsa rezulton i shëruar një person.

Lajm të mirë, jep kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili tregon se nga 17 mostrat e marra të gjitha kanë rezultuar negativ.

Ndërsa ka apeluar të gjithë që të ndihmojnë Ilir Behlulin për shërimin e tij.

Ky është postimi i tij:

#Dita64. Nga 17 mostrat e sotme për #Covid19 në Gjilan, të gjitha kanë rezultuar negative. Po shpresojmë shumë që me sonte po e mbyllim infeksionin sipas kontakteve nga ditët e fundit. Do të vazhdojmë t’i monitorojmë dhe mbështesim 26 rastet e prekura. Urojmë shërim të shpejtë dhe mbylljen edhe të këtij burimi të infeksionit.

Ndërkohë, përpos aksionit për familjen Maloku, kemi filluar edhe aksionin për ndihmë ndaj Ilirit Behlulit dhe me kërkesën e babait të tij, këtë aksion për grumbullimin e mjeteve e kemi filluar tri ditë më parë. Apeloj njerëzit e vullnetit të mirë që ta mbështesin Ilirin për t’iu kthyer jetës normale. Ilir, do ta mundim pandeminë dhe leukeminë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat