Kryetari i Gjilanit: Një nga ministrat do të japë përgjegjësi për vdekjen e Agonit, hetimet do të tregojnë se cili

Gjilani

Kryetari i Gjilanit: Një nga ministrat do të japë përgjegjësi për vdekjen e Agonit, hetimet do të tregojnë se cili

Më: 16 maj 2020 Në ora: 22:37
Agon Musliu

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka folur për rastin e vdekjes së studentit Agon Musliu, në Qendrën e Studentëve, dy ditë pasi ishte kthyer nga Gjermania.

Haziri ka komentuar deklaratat e ministrave nga VV, Konjufca e Sveçla të cilët kanë thënë se thënë se kthimi i tij është bërë me intervenim të Hazirit, e madje janë shprehur se i riu mbase nuk do të duhej të kthehej fare në Kosovë gjatë kësaj periudhe.

Haziri ka thënë se për kthimin e Agonit në Kosovë është angazhuar personalisht me kërkesë të prindërve, duke e ditur  edhe gjendjen e tij shëndetësore.

Ai po ashtu ka thënë se përgjegjësia për vdekjen e Agonit bie vetëm mbi institucionet dhe se një nga ministrat do të marrë përgjegjësi e se cili do të jetë ai, sipas Hazirit do ta tregojnë hetimet.

“Karantinimi i tij, mënyra se si e kanë vendosë prej aeroportit në karantinë, pse nuk e kanë leju babën e tij me e kontaktu dhe me e shpjegu rastin. Gjithçka iu bie në përgjegjësi atyre që mirren me këto punë. Tendenca me e politizua në fund duke ba me gisht për fajtor tjetër, është me i mshefë përgjegjësitë e tyre sepse shpirtin e pafajshëm të Agonit e kanë shpatullu ata. Unë nuk kam përmendë asnjëherë emër, as nuk ndaj e as delegoj përgjegjësi. Hetimet kanë me e dëshmu, por përgjegjësia është në ta dhe përgjegjësinë duhet ta bartin ata.

Ai e ka quajtur u.d të Ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla frikacak që fshihet pas përgjegjësisë.

“Zotëri Sveçla është frikacak në ushtrimin e detyrave, mshefet mas problemit dhe mundohet tu ndjellë ndjekje të tjerëve, mundohet me i arsyetu lëshimet e tij.

Haziri po ashtu ka thënë se institucionet e dinin më parë për gjendjen e Agonit.

“Është spekulim, me javë të tëra e kanë ditë. Me vetë faktin që i është dhënë prioritet kthimin, me vet faktin që është trajtu kthimi për shkak të kategorisë, për shkak se studentët kanë qenë kategoria e parë që janë riathesu dhe me vendim të Qeverisë. Ai ka qenë student. Nuk është bë kurrfarë ndërhyje për kthim, është ba ndërhyrje se është student ka pasë përparësi, ka qenë vetë i pambrojtur dhe prindi i vet ka kërku me kthy sepse ka qenë vetë dhe nuk mundet me përballu pandeminë.

“Nuk mundet me ba vlerësime ni ministër me kallxu se a duhet me nejtë në Gjermani një i ri me u kontrollu a jo. Në çfarë gjuhe duhet me folë ai atje. Nuk munden me i ikë përgjegjësisë ata tani, përgjegjësia është e tyre. Rasti i Agonit nuk ka me kalu pa masa, nuk mundet politikisht me e vlerësu sot këtë një ministër pse është në qeveri dhe mendon se nuk ka përgjegjësi. Përgjegjësia është në ministra, se cili ministër është, hetimet kanë me e zbulu në të ardhmen”, u  shpreh Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat