​Haziri apelon: Mos shko e as mos prano mysafirë edhe më tutje

Gjilani

​Haziri apelon: Mos shko e as mos prano mysafirë edhe më tutje

Më: 18 maj 2020 Në ora: 13:51
Lutfi Haziri

Komiteti për menaxhimin e emergjencave për preventimin e përhapjes së Covid-19, ka vlerësuar gjendjen në 24 orët e fundit, në Komunën e Gjilanit.

Kreu i komunës, Lutfi Haziri, ka thënë se ekipet komunale dhe ato regjionale po i vizitojnë në vazhdimësi të prekurit, duke shtuar se gjendja e të prekurve është e mirë.

“31 familje i kemi në vetizolim, ndërsa një rast në Klinikën Infektive, I cili ka ardhur nga Suedia. Ndërkaq, mbrëmë jemi njoftuar që një qytetar i yni i kthyer nga SHBA, ka rezultuar pozitiv”, ka thënë Haziri, pas takimit, njofton Zyra për Informim e Komunës së Gjilanit.

Ai ka kërkuar nga qytetarët që ta shfrytëzojnë kohën e daljes, dy herë nga 120 minuta, por që kjo të bëhet me masa mbrojtëse.

“Mos jep e as mos merr shërbim pa dorëza e maska. Mos shko e as mos prano mysafirë edhe më tutje. Është e vërtetë se kjo situatë na ka lodhur të gjithëve, por nuk kemi alternativë tjetër, por kujdesit të shtuar”, ka porositur Haziri.

Ndërkohë, Haziri ka njoftuar se po vazhdojnë t’i mbështesin rastet me gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale, me pako ushqimore e higjienike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat