Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me UNICEF, mbajnë konferencën online për enciklopedinë virtuale

Gjilani

Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me UNICEF, mbajnë konferencën online për enciklopedinë virtuale

Më: 26 maj 2020 Në ora: 19:20
Konferenca per media

Është lansuar punëtoria WIKI/Ponder përmes një ceremonie online, ku në konferencën e përbashkët online i kanë dhënë mbështetje kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, Murat Sahini, shef i zyrës së UNICEF në Kosovë dhe Abetare Gojani, drejtoreshë e programit të IPKO Foundation, si implementues me agazhimin edhe të Qendrës së Inovacionit në Gjilan.

Punëtoria Ëiki/PONDER është punëtoria e parë që do të mbahet online në Gjilan, ku do të marrin pjesë rreth 40 të rinjë të moshës 14-24 vjet kryesisht nga komuna e Gjilanit.

Kryetari Haziri në fjalën e tij ka falënderuar UNICEF, zyrën në Kosovë, për mbështetjen dhe programet që kanë për fëmijët me nevoja të veçanta, mbështetjen dhe solidaritetin e treguar në këtë periudhë të përballjes me pandeminë globale Covid19 dhe njëkohësisht edhe për këtë program dhe kreativ.

“Qendra e inovacionit në Gjilan dhe pjesëmarrja e të rinjëve në mendimin kritik është një aktivitet tjetër i Gjilanit që është në kuadër të aktivizimit të rinisë në përkthimin dhe pasurimin e faqeve dhe enciklopedive online. Personalisht do të kujdesem për rezultatet e aktiviteteve dhe Komuna e Gjilanit do të jetë mbështetëse e këtij program me kapacitetet që ka”, ka thënë mes tjerash kryetari Haziri.

Ndërsa në fjalën e tij Murat Sahini ka falënderuar Gjilanin për angazhimin me të rinjtë dhe angazhimin në kritike, përkthim dhe pasurimin e Wikipedia për Gjilanin. Ai poashtu ka theksuar se është mahnitëse mbështetja në këtë drejtim, aktivizimi I të rinjve dhe ka potencuar se ditët në vijim do të jenë informim i zgjeruar pastaj hapi tjetër I përkthimeve dhe më pas inkorporimi i tyre në enciklopedinë online.

E nga ana e saj Abetare Gojani nga Ipko Foundation, ka përgëzuar angazhimin e të rinjëve në këtë projekt derisa ka krahasuar se derisa në vitin 2012 kishte vetëm 5 apo 6 artikuj për Kosovën në Wikipedia, kemi arritur që së bashku me grupet tjera të të rinjëve ti postojmë mbi 200 artikuj në bazë të rregullave për sigurinë, saktësinë dhe burimet e artikujve.

Përndryshe, në bazë të prezantimit që ka bërë Vlora Shabiu është konfirmuar se punëtoria do të jetë e përqendruar në leximin kritik të mediave për të përmirësuar aftësitë e të menduarit kritik, shkrimin dhe leximin kritik. Po ashtu, të kuptuarit dhe sfidimin e informacionit subjektiv dhe dallimin e lajmeve të rrejshme, duke u përfshirë pastaj direkt në procesin e krijimit të artikujve në Wikipedia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat