​Rasti i ri me COVID-19 në Gjilan, pasojë e kontaktit në Prishtinë

Gjilani

​Rasti i ri me COVID-19 në Gjilan, pasojë e kontaktit në Prishtinë

Më: 7 qershor 2020 Në ora: 23:02
Lutfi Haziri

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike konfirmoi për një rast të ri pozitiv me koronavirus në Gjilan, si pasojë e kontaktit në Prishtinë.

Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri ka bërë të ditur se rasti është nën monitorim nga Qendra Operative për menaxhimin e emergjencave dhe se nuk ka vend për shqetësim.

“Lehtësimi masave nuk nënkupton që është mbyllur puna me pandeminë. Rasti i fundit dëshmon se duhet të vazhdojmë t’i respektojmë masat mbrojtëse dhe ta mbajmë distancën sociale. Akoma po luftojmë me të panjohurën”, shkruan Haziri në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat