​Në Gjilan shpërndahen 16 tonë koncentrat për gjedhe

Gjilani

​Në Gjilan shpërndahen 16 tonë koncentrat për gjedhe

Më: 11 qershor 2020 Në ora: 15:19
Gjilan

Organizata për Zhvillim Rural “Mëshqerra” me seli në Prishtinë ka mbështetur sot përfituesit e projektit të lopëve qumështore të racës Hollshtajn me koncentrat 18 për qind proteina në Komunën e Gjilanit.

Florentina Kida-Gërguri nga organizata “Mëshqerra”, ka thënë se ky projekt ka qëllim zhvillimin e sektorit të blegtorisë dhe në kuadër të kësaj sot me participimin e përbashkët të fermerëve po shpërndahen 16 tonë koncentrat në fazën e parë, për fermerët që janë përfitues të lopëve Hollshtajn prej organizatës.

Ajo ka konfirmuar se projekti do të përcillet edhe në terren me vizita të rregullta dhe ofrim të shërbimeve të ndryshme, në mënyrë që kjo racë e lopëve qumështore të jetë gjithnjë e më prezente në këtë regjion.

Drejtori i Bujqësisë në Gjilan, Ramiz Ramadani, ka thënë se janë 66 ekonomi familjare që kanë mundësinë e rritjes dhe zgjerimit të kapaciteteve të tyre blegtorale dhe përmirësimit racor falë donacionit që ka ardhur nga organizata “Mëshqerra”.

Ndryshe, fermerët dhe profesionistët e fushës vlerësojnë se sasia e planifikuar e koncentratit rrit performancat prodhuese të qumështit dhe riprodhimin e mëtutjeshëm te lopët në shumëzimin e parë të tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat