​Tri raste të reja me COVID-19 në Gjilan, Haziri apelon kujdes për Ditën e Çlirimit

Gjilani

​Tri raste të reja me COVID-19 në Gjilan, Haziri apelon kujdes për Ditën e Çlirimit

Më: 14 qershor 2020 Në ora: 22:30
Lutfi Haziri

Komuna e Gjilanit gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar edhe tri raste të reja me koronavirus.

Kryetari Lufti Haziri ka bërë të ditur se të gjitha rastet e reja janë kontakte familjare me një person të infektuar para tri ditësh.

“Përkundër shënimit të festave të lirisë, ne sot gjatë ditës e kemi mbajtur takimin e rregullt të Shtabit për menaxhimin e emergjencave. Apelojmë që të festoni me kujdes nesër, në Ditën e Çlirimit, duke respektuar masat kundër përhapjes së pandemisë. Asgjë s’ka përfunduar. Mos prano dhe mos jep shërbime pa masa mbrojtëse. Plus asaj, mbaje distancën sociale. Mos dil dhe mos shko askund pa arsye të madhe”, shkruan Haziri në Facebook.

Gjilani ka gjithsej 87 raste me koronavirus, prej tyre dy me përfundim fatal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat