​Rastet e reja me Covid-19 në Gjilan, Haziri ka një mesazh për qytetarët

Gjilani

​Rastet e reja me Covid-19 në Gjilan, Haziri ka një mesazh për qytetarët

Më: 16 qershor 2020 Në ora: 23:40
Lutfi Haziri

5 raste të reja me koronavirus janë regjistruar në Gjilan, ndërsa janë shëruar tre të tjerë.

E kjo ka bërë që kryetari Lutfi Haziri të ndërmarrë masat e menjëhershme.

Ai përmes një statusi në FCB ka bërë të ditur se tanimë në Gjilan nuk mund të marrin qytetarët shërbime pa maska e dorëza.

Ky është njoftimi:

#Dita95. Rikthimi i infeksionit në Gjilan është kërcënim për krejta të arriturat dhe punën e mirë që është bërë nga ana e Komitetit emergjentë të Gjilanit për parandalimin e përhapjes së #COVID19.

IKSHP na njoftoi për 5 raste të reja pozitivë, tre persona janë shëruar plotësisht, ndërkohë që numri total i personave aktivë me #Covid19 është 25.

Komiteti i Gjilanit ka vendosur që t’i forcojë masat. Pra, mos u habitni, nuk mund të merrni e as të jepni shërbime pa maska e doreza.

Institucionet, Qendrat Tregtare, kefeteritë e restorantet janë në monitorim të plotë të inspktorëve komunalë dhe do të ndërmerren masa nëse nuk funksionohet pa masa mbrojtëse e nëse nuk mbahet distanca sociale!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat