Nënkryetari i Gjilanit: 46 raste aktive me Covid-19, nuk kemi asnjë burim të ri të infeksionit

Gjilani

Nënkryetari i Gjilanit: 46 raste aktive me Covid-19, nuk kemi asnjë burim të ri të infeksionit

Më: 18 qershor 2020 Në ora: 23:32
Arbër Ismajli

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka thënë se atje janë shfaqur 12 rast të reja me Covid-19 të cilat të gjitha janë raste kontakti, duke shtuar se atje nuk ka asnjë burim të ri të infeksionit.

“Në Gjilan janë 12 raste të reja, që nga shfaqja e pandemisë deri tani kanë qenë 119 raste me Covid-19”.

“Nga takimi i që kemi mbajtur sot si komiteti emergjent ka dalë se të gjitha këto janë raste kontakti dhe se deri tani nuk ka asnjë burim të ri të infeksionit në Komunën e Gjilanit”.

“Rezultatet e sotshme që janë marrë janë nga mostrat e marra dje, ku janë marrë dje 60 mostra për testim dhe 12 prej tyre kanë dalë pozitiv”.

“Ndërsa edhe sot janë marrë edhe 60 mostra ku pritet nesër të dalin rezultatet e tyre”.

“Në Gjilan deri tani kemi 46 raste aktive, që janë në vetizolim në shtëpi me simptome të lehta, ekipet e tona janë aty afër për të ju qëndruar në çdo kërkesë që ata e kanë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat