​Nesër dihet lista e finalizimit të personave me kontakt si pasojë e rikthimit të COVID-19 në Gjilan

Gjilani

​Nesër dihet lista e finalizimit të personave me kontakt si pasojë e rikthimit të COVID-19 në Gjilan

Më: 21 qershor 2020 Në ora: 21:02
Lutfi Haziri

Komuna e Gjilanit ka regjistruar sot 20 raste të reja me koronavirus, duke çuar kështu totalin në 134.

Kryetari i kësaj komune Lutfi Haziri ka thënë se rastet e reja janë kontakte fizike.

Ai ka bërë të ditur se nesër dhe pasnesër pritet të dihet lista e finalizimit të personave me kontakt si pasojë e rikthimit të infeksionit brenda territorit të komunës së Gjilanit.

“Për Komitetin e Emergjencave, burimet janë të njohura si dhe personat. Kërkohet në mënyrë rigoroze respektimi i masave që çon në vetizolim dhe distancë sociale. Ju lutem, përshtatuni masave mbrojtëse dhe kujdesu për vete e familjen. Virusi COVID-19 është i panjohur dhe lufta ndaj tij po bëhet e vështirë, por nuk guxon të na mposhtë”, porosit Haziri në një postim në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat