​Në Gjilan inaugurohet shtatorja e heroit të kombit Abdullah Tahiri

Gjilani

​Në Gjilan inaugurohet shtatorja e heroit të kombit Abdullah Tahiri

Më: 25 qershor 2020 Në ora: 17:22
Ramush Haradinaj

Qytetit të Gjilanit i është shtuar edhe një shtatore. Në një ceremoni solemne sot është inauguruar shtatorja e heroit të kombit, Abdullah Tahiri. Aty para shumë qytetarëve u çmua veprimtaria atdhetare e heroit Tahiri.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri tha se Abdullah Tahiri ishte njeri i guximit që ka dhënë gjithçka për atdheun.

Haziri: Abdullah Tahiri ishte protestues e veprimtar për lirinë e Kosovës

“Si njëri, si protestues si veprimtar, si kryengritës e i burgosur i luftës, e në fund edhe si dëshmor dhe hero”, tha ai.

Fjalë të mëdha për Abdullah Tahirin shprehu edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Haradinaj: Abdullah Tahiri ra heroikisht në luftën për liri

“Si student ka pasur mospajtime, duke vazhduar si kryengritës deri në fillimet e luftës. Por, po ashtu duke e përmbyllur kapitullin e tij për liri me rënien e tij”, tha Haradinaj.

Ndërkaq, ish-komandanti i Zonës Operative të Karadakut, Ahmet Isufi tha se Abdullah Tahiri ishte i pari në demonstrata dhe lëvizje politike.

Isufi: Abdullah Tahiri ishte i pari në demonstrata dhe lëvizje politike

“Tregoi që Kosova po merrte një pamje tjetër të angazhimit për liri dhe pavarësi të vendit. Abdullahu nuk ishte njëri nga ata, por ishte i pari. I pari në demonstrata i pari në lëvizje politike”, tha ai.

E, djali i Abdullahit, Iliri kërkoi unitet për t’i tejkaluar sfidat që i ka Kosova.

Tahiri: Vetëm së bashku mund t’i tejkalojmë sfidat

“Sfidat që i kemi përpara janë sfida që vetëm të bashkuar dhe unik mund t’i kapërcejmë”, tha ai.

Pjesë e kësaj ceremonie ishin qytetarë të shumtë, përkundër pandemisë Covid 19, distanca sociale dhe bartja e maskave nuk u respektua.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat