Sonte asnjë rast pozitiv me Covid-19 në Gjilan

Gjilani

Sonte asnjë rast pozitiv me Covid-19 në Gjilan

Më: 25 qershor 2020 Në ora: 23:33
Foto ilustrim

Kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri ka thënë se sonte nuk ka asnjë rast pozitiv me Covid-19 në Gjilan.

Ai ka thënë se shpreson që kjo gjendje të vazhdojë njëjtë edhe ditëve në vijim, derisa ka treguar se aktualisht në Gjilan janë 67 raste aktive me koronavirus.

“Po shpresoj që edhe nesër e tutje të mos kemi, por kjo vlen vetëm nëse kujdesemi ne bashkë. Gjendja momentale në Gjilan është kjo: 154 raste janë në total brenda tre muajve, 84 të shëruar, 67 raste aktive dhe 3 pacientë kanë ndërruar jetë. Apelojmë që t’i përshtateni masave mbrojtëse dhe të kujdeseni për vete e familjen. Mos jep e as mos merr shërbime pa maska e doreza. Mbaje distancën!”, ka shkruar Haziri në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat