Shërohet nga koronavirusi drejtori i Shërbimeve Publike në Gjilan

Gjilani

Shërohet nga koronavirusi drejtori i Shërbimeve Publike në Gjilan

Më: 28 qershor 2020 Në ora: 10:27
Naser Korça

Drejtori i Shërbimeve Publike të Gjilanit, Naser Korça, ka njoftuar se është shëruar nga koronavirusi.

Këtë e ka bërë të ditur Korça i cili tha se mbrëmë pas mesnate ka marrë lajmin nga IKSHKP-ja se ka rezultuar negativ në testin për koronavirus.

Ai ka falënderuar të gjithë ata që u interesuan këto ditë për shëndetin e tij.

Kujtojmë që Korça ka rezultuar pozitiv me koronavirus që nga data 17 qershor, ndërsa tani ka njoftuar se është shëruar plotësisht.

Postimi i tij:

Rreth orës 00.03 mora mesazhin e shumë pritur nga IKSHP në të cilin shkruhet:

Mirëmbrëma Naser, jeni të shëruar dhe mund të dilni. Dr. Buqe

Faleminderit shum Dr. Buqe për këtë lajmë shumë të mirë për mua dhe familjen time.

Faleminderit të gjithë atyre që më qendruan pranë këto ditë të karantinës, si me mesazhe dhe me telefonata, ja u kthevsha në gëzime dhe festa në familjet e juaja.

Vazhdojmë...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat