​Më 30 qershor nis dezinfektimi në Gjilan

Gjilani

​Më 30 qershor nis dezinfektimi në Gjilan

Më: 28 qershor 2020 Në ora: 20:33
Lutfi Haziri

Komuna e Gjilanit është gati për fillimin e fazës së parë të dezinsektimit, dezinfektimit dhe derratizimit.

Kryetari Lutfi Haziri ka bërë të ditur se faza e parë dezinfektimit do të fillojë më 30 qershor, gjatë orës 19:30-24:00 në lagjet dhe fshatrat e Gjilanit, veçanërisht në zonat ku ka potencial të lartë të zhvillimit të insekteve.

Ai ka apeluar qytetarët që gjatë kësaj kohe t’i mbajnë dritaret e mbyllura, sikurse një kujdes të veçantë duhet të kenë edhe bletarët, që t’i mbyllin ato, prej orës 19:30 deri në ora 05:00 të mëngjesit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat