A po i pëlqen nënkryetarit të Gjilanit ajo që po e thonë “oponentët brenda LDK’së” për të?

Gjilani

A po i pëlqen nënkryetarit të Gjilanit ajo që po e thonë “oponentët brenda LDK’së” për të?

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 17:30
Arbër Ismajli, Lutfi Haziri

Nënkryetari i komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli ka thënë se dikush nga LDK’ja në këtë komunë  po e akuzon se po planifikon të kandidojë për kryetar të Gjilanit në zgjedhjet e ardhshme.

Ismajli në Facebook ka shkruar se nuk ka biseduar me kryetarin Lutfi Haziri rreth kandidaturës së tij për kryetar të Gjilanit duke u çuar mesazh oponentëve të tij brenda LDK’së të cilëve nuk ua ka përmendur emrat.

“Po e ndjejë të nevojshme të ua bëjë me dije edhe njëherë disa oponentëve të lodhur brenda taborit tim politik të LDK-së, se deri më tani, asnjëherë të vetme, nuk kam biseduar me kryetarin e partisë së LDK-së, dega në Gjilan, dhe, me asnjë strukturë politike, lidhur me kandidaturën time për zgjedhjet e ardhshme për kryetar të Komunës së Gjilanit”, ka thënë Ismajli. 

Ismajli ka paralajmëruar ata që po e kundërshtojnë brenda LDK’së në Gjilan, se nëse mer besimin e partisë për të kandiduar për kryetar të Gjilanit, nuk do të mund të bashkëpunojnë me të. “Nëse nesër, unë do të jem një ndër të besuarit e kësaj në të cilën po thirreni ju, duke bërë linqime, nga sot, po u paralajmërojë, që ju nuk mund të rrugëtoni me mua bashkë”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat