Mbi 50 raste aktive me koronavirus në Gjilan

Gjilani

Mbi 50 raste aktive me koronavirus në Gjilan

Nga: E.B Më: 5 korrik 2020 Në ora: 11:11
Foto Ilustrim

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, përmes një postimi në rrjete sociale ka treguar që në komunën e Gjilanit janë 55 raste aktive me virusin korona.

Haziri ka treguar se numri i përgjithshëm në Gjilan për afro katër muaj është 195 persona të infektuar, shkruan ‘’Bota Sot’’.

Shkrimi i Lutfi Hazirit:

#Dita115. U informuam nga IKSHP për 9 raste të reja pozitive me #COVID19 në Gjilan, duke e ngritur në 195 numrin e përgjithshëm brenda afro katër muajve. 4 prej tyre kanë ndërruar jetë, 136 janë shëruar, ndërsa 55 raste janë aktive me virusin corona.

Ky virus i panjohur na ka lodhur të gjithëve, por me disiplinë të përbashkët mund ta parandalojmë përhapjen e tij. Ju lutem, mos e neglizhoni sepse #COVID19 po merr jetë të njerëzve.

Mos dilni pa masa mbrojtëse. Kujdesu për vete, për familjen, për qytetin, për Republikën!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat