Rezultatet 24 orëshe të COVID-19 sot publikohen nga Gjilani

Gjilani

Rezultatet 24 orëshe të COVID-19 sot publikohen nga Gjilani

Më: 20 korrik 2020 Në ora: 13:45
Zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë

Zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë sot do të udhëtojnë në Gjilan për t’i publikuar rezultatet 24 orëshe të COVID-19.

Në njoftimit të Ministrisë, ministri Armend Zemaj me bashkëpunëtorë do të bisedojnë lidhur me situatën e krijuar nga COVID-19 me autoritetet lokale të kësaj komune.

“Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj me bashkëpunëtorë do të vizitojë sot Komitetin Emergjent të Komunës së Gjilanit, ku me autoritetet lokale atje do të bisedojë lidhur me menaxhimin e pandemisë Covid-19. Gjithashtu, sot (20 korrik 2020), në ora 15:00, në mjediset e Komitetit Emergjent të Gjilanit do të mbahet edhe Konferenca për media, në të cilën do të komunikohen edhe rezultatet ditore lidhur me Covid-19. Konferenca, do të transmetohet live edhe në profilin zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë në rrjetin social facebook”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat