84 qytetarë të Gjilanit në pritje të rezultateve për COVID-19

Gjilani

84 qytetarë të Gjilanit në pritje të rezultateve për COVID-19

Më: 22 korrik 2020 Në ora: 09:26
Lutfi Haziri

Komuna e Gjilanit është në pritje të rezultateve për 84 mostra, që kanë bërë testin për COVID-19.

Në këtë komunë aktualisht janë 115 janë raste aktive dhe shtatë persona kanë ndërruar jetë.

Kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri, ka thënë se në këtë komunë kanë ndërruar jetë dhe dy persona në orët e vona të mbrëmjes, por që kanë rezultuar në testin COVID-19.“#Dita134. Gjilani është në pritje të rezultateve për 84 mostra, të cilët e kanë bërë testin e #COVID19. Numri total i të prekurve është 340, 218 janë shëruar plotësisht, 115 janë raste aktive dhe fatkeqësisht 7 persona kanë ndërruar jetë. Ndërkohë, në këto orë të vona e kemi marrë lajmin për vdekjen e 2 pacientëve në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, por që kanë dalë negativë në test për COVID-19. Pra, nuk bëhet fjalë për vdekje si pasojë e virusit. Ua shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve për humbjen e më të dashurve të tyre!”, ka shkruar Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat