Lutfi Haziri jep lajmin e madh për stadiumin e Gjilanit

Gjilani

Lutfi Haziri jep lajmin e madh për stadiumin e Gjilanit

Më: 26 korrik 2020 Në ora: 23:31
Lutfi Haziri

Me gjashtë ndeshjet e sotme, të cilat ishin tejet dramatike, ka përfunduar edicioni 2019/2020 në Superligën e Kosovës në futboll.

Kryendeshja e xhiros së fundit u zhvillua në Suharekë mes Ballkanit dhe Dritës, ndeshje të cilën e fituan vendasit me rezultat 2:1.

Drita nuk ishte e motivuar për lojë pasi tashmë zyrtarisht është kampion, derisa nuk arriti ta mbyllë edicionin me fitore ndaj Ballkanit.

Me këtë fitore, Ballkani e mbyll edicionin në vendin e tretë me 67 pikë, kurse, Drita në vendin e parë me 68 sosh.

Nga ana tjetër, Gjilani regjistroi fitore të rëndësishme përballë Flamurtarit me rezultat minimal 0:1.

Me këtë fitore, Gjilani e mbyll edicionin në vendin e dytë me 68 pikë dhe kualifikohet për në Ligën e Evropës, kurse Flamurtari bie nga elita.

Nga ana tjetër, FC Prishtina pësoi humbje me rezultat 2:1 nga Trepça’89, Vushtrria mposhti Llapin me rezultat 5:3, Feronikeli fitoi 2:4 ndaj Ferizajt dhe Drenica fitoi ndaj Dukagjinit me rezultat 1:0.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri është shprehur krenar me sukseset e Dritës dhe Gjilanit, derisa ka folure dhe për punimet në stadiumin e qytetit në Gjilan.

“Ditë e jashtëzakonshme për Gjilanin. Drita u shpallë kampion dhe Gjilani u kualifikua për herë të parë në Ligën e Evropës”, deklaroi Haziri në “Dueli Sportiv”.

“Është investim i madh dhe gjeneratat tona kanë dhënë shumë mund për sukseset e sotme. Unë kam qenë edhe nënkryetar i Dritës dhe pas zgjedhjes kryetar i komunës, kam mbajtur neutralitet”, theksoi ai.

“Kam kërkuar një riprogramim në investimet në stadiumin në Gjilan. Po presim që UEFA të ndërhyjë në aspektin teknik dhe sot ministrja Vlora Dumoshi konfirmoi se janë në rrugë ligjore për stadiumin”, tregoi Haziri.

“Dua t’i tregojmë tjerëve që duam kundërshtarët evropian në stadiumin tonë, kultura jonë gjilanase po dëshmohet edhe në sport”, përfundoi Lutfi Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat