Haziri i gëzohet fillimit të punimeve për ndërtimin e rrugës Gjilan-Prishtinë: Faleminderit kryeministrit

Gjilani

Haziri i gëzohet fillimit të punimeve për ndërtimin e rrugës Gjilan-Prishtinë: Faleminderit kryeministrit

Më: 30 korrik 2020 Në ora: 11:26
Lutfi Haziri

Kanë filluar sot punimet për ndërtimin e rrugës Gjilan-Prishtinë me katër korsi.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri e ka falenderuar Qeverinë e Kosovës dhe kryeministrin Hoti për realizimin e këtij projekti.

Kreu i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka falënderuar qeverinë e Kosovës për përfundimin e këtij projekti.

“Më lejoni t’i falënderoj kryeministrin që pa asnjë hezitim me ministren e Financave dhe ministrin e infrastrukturës ka mbyllë procesin me BERZH-in. Edhe rëndësia e kësaj rruge është e jashtëzakonshme sepse e rregullon infrastrukturën, duke e ruajtur impaktin dhe ujërat, gjithçka që është problem urban”, ka thënë ai.

Haziri ka thënë se kryeministri Avdullah Hoti ka shkuar në Gjilan për të dëshmuar që do të punojë në përfundimin e punëve që kanë mbetur që shumë vite.

“Faleminderit në këtë ditë të mirë, në këtë zheg të Gilanit, kryeministër kur donë në Gilan me kallxu që një punë që s’kryhet, thonë “hajt se e shoh verës”. Je ardhë e ke dëshmu që në pikë të verës punët që kanë mbet që disa vite në proces po fillojnë”, ka thënë Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat