Stuhia shkakton dëme të konsiderueshme materiale në Llashticë të Gjilanit

Gjilani

Stuhia shkakton dëme të konsiderueshme materiale në Llashticë të Gjilanit

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 16:31
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një stuhi e fortë ere dhe shiu, rreth orës 13.30, ka përfshirë sot fshatin Llashticë të Gjilanit.

 Me ç’rast ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e Njësitit të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit dhe aktualisht po e largojnë ujin nga dy bodrume të shtëpive atje.

Komandanti i Njësitit të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, Rabit Murseli, ka njoftuar se stuhia e fortë ka dëmtuar një kulm të një lokali, një dritare të ambulantës, gjashtë shtylla të tensionit të lartë, derisa fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat