Lutfi Haziri apelon qytetarët që t’i respektojnë masat anti-COVID-19

Gjilani

Lutfi Haziri apelon qytetarët që t’i respektojnë masat anti-COVID-19

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 17:00
Komiteti i Emergjencave

Komiteti i Emergjencave në takimin e rregullt të mbajtur sot, me pjesëmarrjen e të gjitha institucioneve në nivelin lokal, ka vlerësuar gjendjen me Covid-19, derisa ka konfirmuar se janë shënuar edhe 18 raste të reja dhe 17 të shëruar plotësisht.

Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, ka thënë se respektimi i masave anti-Covid, është zgjidhja e vetme për parandalimin e virusit.

“Luten qytetarët e Gjilanit që të respektojnë rekomandimet e institucioneve të shtetit, sepse përballja me Covid-19 nuk është e lehtë. Gjendja e përgjithshme është nën kontroll, me gatishmërinë më të lartë institucionale në fushën e shëndetësisë, emergjencave civile por edhe bashkëpunimin shumë të mirë me Policinë e Kosovës. Është e domosdoshme që të shmanget grumullimi i qytetarëve, apo edhe daljet e panevojshme në qytet”, ka thënë Haziri.

Në Gjilan në bazë të statistikave, gjatë gjithë përballjes me pandeminë kemi 638 raste në total, prej të cilave 173 raste janë ende aktive dhe nën monitorim të vazhdueshëm, derisa janë shëruar 439 pacientë dhe për fat të keq, betejën me Covid-19 e kanë humbur 26 qytetarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat