Covid-19, Lutfi Haziri i jep një rekomandim Qeverisë se si të zhvillohet mësimi

Gjilani

Covid-19, Lutfi Haziri i jep një rekomandim Qeverisë se si të zhvillohet mësimi

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 16:32
Lutfi Haziri

Shkak i situatës së krijuar nga COVID-19, që nga pjesa e dytë e muajt mars procesi mësimor është zhvilluar përmes platformave online.

Kur kanë mbetur edhe dy javë për të nisur viti i ri akademik shkollor 2020/2021, derisa Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe komunat janë duke shqyrtuar mundësinë për rikthimin e nxënësve nëpër shkolla. MAShT ka prezantuar edhe tre skenarë për nismën e procesit mësimor me 1 shtator.

Rikthimin e nxënësve në banka shkollore po e kërkon edhe kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

Haziri nëpërmjet një konference për media, ka thënë se komuna e Gjilanit është e gatshme që t’i rikthej nxënësit nëpër shkolla.

Haziri: Drejtorët e shkollave po mbajnë mbledhjet për t’i rikthyer nxënësit në shkolla

“Tash drejtorët e shkollave janë në mbledhje online për t’i rikthyer nxënësit në shkollë. Gjilani ka bërë planin operativ dhe jemi të gatshëm për të zbatuar çdo lloj vendimi që vendoset në qeveri”, tha Haziri.

I pari i Gjilanit i ka rekomanduar Qeverisë së Kosovës që t’i rikthejë nxënësit në shkolla, duke theksuar që duhet të gjendet një modalitet që ruan distancën në shkolla.

Haziri: Rekomandimi ynë për Qeverinë është që duhet të rikthejë nxënësit në shkolla

“Rekomandimi ynë për qeverinë është që duhet t’i rikthejnë dhe të krijojnë kushte për rikthimin e nxënëseve shkolla dhe duhet të gjetet një modalitet që ruan distancën në shkolla”, theksoi Haziri.

Edhe drejtoria e Arsimit në komunën e Prishtinës kanë deklaruar se janë të gatshëm që fillimin e vitit të ri shkollor ta fillojnë duke u rikthyer banka shkollore.

Megjithëse, drejtoresha e arsimit në kryeqytet, Shpresa Shala ditë më parë ka theksuar se skenari i parë për kthimin e nxënësve në bankat shkollore do të jetë vështirë i impelemntueshëm në shkollat me shumë nxënës, por që si të rëndësishme e shohin kthimin e nxënësve që vijojnë klasën e parë dhe të dytë.

Ndërsa, kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se bashkë me kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj janë dakorduar të vazhdojnë komunikimin lidhur me përgatitjet që po bëjnë për fillimin e vitit të ri shkollor.

“Sot, me Kryetarin e SBASHK-ut, z.Rrahman Jashari, u dakorduam për komunikim të vazhdueshëm lidhur me përgatitjet që po bëjmë për fillimin e vitit të ri shkollor. Ministri Likaj dhe ekipi i tij janë duke i bërë përgatitjet e nevojshme pas konsultimit të gjerë që kishim me kryetarët e komunave”, ka shkruar Hoti në profilin e tij ‘facebook’.

Vendimi final për mënyrën e organizimit të mësimit, sipas Hotit do të merret duke pas parasysh konsideratat për sigurimin e cilësisë në mësim dhe mbi të gjitha shëndetin e nxënësve.

“Vendimi final për mënyrën e organizimit të mësimit do të merret duke pasur parasysh konsideratat për sigurim të cilësinë në mësim, por mbi të gjitha shëndetin e nxënësve, stafit mësimdhënës dhe stafit tjetër mbështetës”, ka shkruar Hoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat