Labinot Tahiri shkon në Gjilan për të ndihmuar Arlinën që vuan nga tumori

Gjilani

Labinot Tahiri shkon në Gjilan për të ndihmuar Arlinën që vuan nga tumori

Më: 15 gusht 2020 Në ora: 12:22
Labinot Tahiri

Labinot Tahiri po vazhdon nismën për ta ndihmuar Arlinda Feratin.

Ditë më parë, këngëtari Labinot Tahiri ka marrë përsipër grumbullimin e mjeteve për operimin e Arlinda Feratit.

Ai njoftoi se Arlinda Ferati nga Zhegra e Gjilanit po vuan nga tumori në këmbë, andaj nevojitet shumë e madhe për shërimin e saj.

Edhe sot, Labi do të qëndrojë në qendër të qytetit, për të ndihmuar në mbledhjen e parave për vajzën nga Zhegra.

“Sot nga ora 16:00 deri në ora 22:00 në mbremje do të jemi në Gjilan, në të njejtin vend! Ta ndihmojmë Arlindën e cila vuan nga tumori në këmbë!”, ka shkruar ai. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat