Gjobiten 347 qytetarë në Gjilan, nuk i respektuan masat e Qeverisë

Gjilani

Gjobiten 347 qytetarë në Gjilan, nuk i respektuan masat e Qeverisë

Më: 15 gusht 2020 Në ora: 13:24
Gjilani

Policia e Kosovës po vazhdon aksionin për të kontrolluar respektimin e masave kundër përhapjes së koronavirusit.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani ka thënë për media se gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 347 fletëparaqitje të cilat do të dërgohen në Inspektorat.

“Gjatë 15 gushtit 2020, janë shqiptuar nga ana e Policisë së Kosovës në rajonin e Gjilanit gjithsej 347 fletëparaqitje që do të procedohen te Inspektorët sanitar”, ka thënë Ismet Hashan.

Aksione të tilla të Policisë së Kosovës po zhvillohen në të gjitha komunat e vendit. Në disa raste janë mbyllur edhe lokale, pasi nuk i kanë respektuar masat e Qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat