Në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit aktualisht po trajtohen 52 pacientë me COVID-19.
Kryeshefi i Departamentit të Emergjencës në këtë spital, Ukshin Ismajli ka folur në lidhje gjendjen e të infektuarve që po trajtohen atje.
Ismajli ka thënë se tre prej pacientëve po trajtohenme maska CPAP, 2 pacientë me oksigjenoterapi, ndërsa ka treguar se 5 pacientë janë në gjendje më të rëndë.
Kujtojmë se në Gjilan është dita e tretë që nuk ka pasur raste të vdekjes nga koronavirusi.