Haziri: Realizimi i projekteve detyrë e parë karshi lojalitetit të qytetarëve dhe planit të punës

Gjilani

Haziri: Realizimi i projekteve detyrë e parë karshi lojalitetit të qytetarëve dhe planit të punës

Më: 2 shtator 2020 Në ora: 14:43
Lutfi Haziri

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në mbledhjen e bordit të drejtorëve të mbajtur sot ka kërkuar vazhdimin e të gjitha projekteve, por gjithmonë organizimin e punës në kushte pandemie.

Ai ka potencuar se në seancën e radhës të Kuvendit të Komunës do të propozohet bartja e mjeteve financiare, e gjitha kjo në funksion të realizimit të projekteve kapitale me interes të përgjithshëm.

Kryetari Haziri në fjalën e tij në këtë mbledhje ka kërkuar angazhimin maksimal deri në përmbylljen e plotë të planifikimit vjetor, edhe pse në disa sektor ka tejkalime pozitive të planifikimit, falë lojalitetit dhe kulturës së lartë të qytetarëve që t'i paguajnë taksat edhe përkundër që pjesa më e madhe e këtij viti i është përkushtuar parandalimit të pandemisë globale.

Në fushën e arsimit është konfirmuar se janë bërë të gjitha përgatitjet që procesi i mësimit të filloj në koordinim me Ministrinë së Arsimit, derisa drejtoria e Shëndetësisë, këtë vit kishte sfidë e cila është menaxhuar me kujdes në përballje me pandeminë globale dhe fokusi kryesor i saj edhe më tutje mbetet shëndeti publik dhe luftimi i Covid-19.

Inspeksioni komunal ka njoftuar për vazhdimin e punës dhe inspektimin në kuadër të detyrës zyrtare, prej respektimit të masave kundër pandemisë, e deri te monitorimi dhe zbatimi i ligjit për sektorë të ndryshëm, tregjet mobile, ndërtimeve pa leje, sanitarinë etj.

Edhe në Shërbimet Publike konfirmohet realizimi i projekteve të kontraktuara në disa vendbanime si në Livoçin e Epërm dhe të Poshtëm, Përlepnicë, Dobërçan, vazhdimi i projektit në qendër deri te shtatorja e “Abdullah Tahirit”, rruga Zabel – Uglar, rruga “Vllezërit Gërvalla”, investimi në Bilinicë, Kravaricë dhe fshatrat tjera, kryesisht në asfaltim të rrugëve, rregullim të hapësirave të gjelbra, në trotuar, ndriçim publik, investimin në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit, si dhe në sinjalizimin vertikal dhe horizontal.

Në fushën e bujqësisë projektet e mbështetjes së bujkut ishin në bazë të nevojës për zhvillim të bujqësisë në bazë të planifikimit që ka bërë drejtoria përmes mjeteve financiare të Komunës së Gjilanit, Qeverisë së Kosovës dhe donatorëve.

Projekte të tjera janë edhe ato në efiçiencë të energjisë, në tri shkolla të Gjilanit, të pasuar nga projekti i madh i impiantit dhe kolektorëve e deri te fizibiliteti për Pendën e Livoçit të Epërm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat