​Emergjencat e Gjilanit: Masat mbrojtëse, të domosdoshme në parandalimin e COVID-19

Gjilani

​Emergjencat e Gjilanit: Masat mbrojtëse, të domosdoshme në parandalimin e COVID-19

Më: 6 shtator 2020 Në ora: 16:39
Foto ilustrim

Komiteti i emergjencave për parandalimin e COVID-19 në Gjilan, ka analizuar gjendjen e 24 orëve të fundit dhe apelon për kujdes maksimal dhe respektim të masave mbrojtëse.

Komuna e Gjilanit nga 899 raste të përgjithshme pozitive që kishte për periudhën gjashtë mujore, 708 prej tyre janë shëruar, 152 janë raste ende aktive ku 37 janë të hospitalizuar, derisa 39 pacientë kanë humbur betejën me sëmundjen e rrezikshme.

Komiteti i emergjencave dhe Komuna e Gjilanit vazhdimisht apelon te qytetarët që të kenë kujdes maksimal në respektimin e masave, pasi është e vetmja mënyrë e normalizimit të gjendjes me Covid-19.

Anëtarët e komitetit kanë drejtuar kërkesën e përgjithshme për një përkushtim strikt të të gjithë qytetarëve dhe sektorit publik e privat, që rekomandimet e mjekëve t’i konsiderojnë një shpresë për normalizim të gjendjes, e veçanërisht kur së shpejti pritet të fillojë mësimi dhe në mbarëvajtjen e tij, e domosdoshme është masat mbrojtëse, maskat, dezinfektuesit dhe distanca sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat