Ishte paraqitur si i humbur: Gjilanasi qëndroi gjashtë ditë në një shtëpi të pa banuar me një person tjetër

Gjilani

Ishte paraqitur si i humbur: Gjilanasi qëndroi gjashtë ditë në një shtëpi të pa banuar me një person tjetër

Më: 16 shtator 2020 Në ora: 14:38
Foto Ilustrim

Drejtoria Rajonale Policisë në Gjilan, ka njoftuar se personi i cili ishte lajmëruar ditë më parë si i humbur është gjendur në një shtëpi të pa banuar.

Personi në fjalë i paraqitur si i humbur, kishte qëndruar prej datës 03.09.2020 deri me datën 12.09.2020  së bashku me një person tjetër në shtëpinë pronari i të cilës gjendej me punë  jashtë shtetit.

Patrullat e policisë së Kosovës së bashku me prokurorin e shtetit  kanë dal  në vendin e ngjarjes, ku është  vërejtur se një dritare e shtëpisë ishte e thyer, ku besohet se aty  kishin depërtuar dy të dyshuarit M.K.SH, njëri nga ta i raportuar si i humbur.

Të dy personat e dyshuar  pasi intervistohen në prani të avokatit mbrojtës ,me vendim të prokurorit të shtetit ndaj tyre caktohet masa e ndalimit për 48 orë, nën akuzën e veprimit penal “Cenim i paprekshmërisë së banesave dhe objekteve.

Drejtoria Rajonale Policisë në Gjilan:

“Cenim i paprekshmërisë së banesave dhe objekteve “

Policia e Kosovës përmes rrugëve operative është njoftuar me 12 shtator 2020,  se personi i lajmëruar ditë më parë si “peron i humbur”,  këtu në Gjilan,  i njëjti sipas informatave   gjendej në një shtëpi të pa banuar pronari i të cilës gjendej me punë  jashtë shtetit.

Patrullat e policisë së Kosovës së bashku me prokurorin e shtetit  kanë dal  në vendin e ngjarjes, ku është  vërejtur se një dritare e shtëpisë ishte e thyer, ku besohet se aty  kishin depërtuar dy të dyshuarit M.K.SH, njëri nga ta i raportuar si i humbur.

Në këtë shtëpi, të dyshuarit kishin qëndruar prej datës 03.09.2020 deri me datën 12.09.2020.

Të dy personat e dyshuar  pasi intervistohen në prani të avokatit mbrojtës ,me vendim të prokurorit të shtetit ndaj tyre caktohet masa e ndalimit për 48 orë, nën akuzën e veprimit penal “Cenim i paprekshmërisë së banesave dhe objekteve

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat