Vije numri i rasteve të reja me Covid-19 në Gjilan

Gjilani

Vije numri i rasteve të reja me Covid-19 në Gjilan

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 13:43
Foto Ilustrim

Komiteti Komunal i Gjilanit kundër parandalimit dhe përhapjes së COVID-19, nën udhëheqjen e drejtorit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Selami Xhemaili, ka mbajtur të premten takimin ditor për vlerësimin e gjendjes.

Sipas njoftimit të komunës, në takim u tha se gjendja është nën kontroll të plotë, derisa u theksua se fal lojalitetit qytetar, ka rënë dukshëm numri i rasteve, duke shpresuar se trendi i rënies do të vazhdojë edhe më shumë, për ta ulur lakoren në pikën zero.

“Gjatë takimit, është apeluar tek qytetarët që të vazhdojnë të t’i respektojnë masat si mënyra e vetme e parandalimit të përhapjes së virusit. Gjendja e përgjithshme e përballjes së Gjilanit me COVID-19 brenda gjashtë muajve është si vijon: 961 raste pozitive në total, 838 të shëruar, 81 raste aktive, 19 të hospitalizuar, 43 të vdekur dhe 30 mostra në pritje”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat