17 persona po presin rezultatet e testimit për COVID-19 në Gjilan

Gjilani

17 persona po presin rezultatet e testimit për COVID-19 në Gjilan

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 16:31
Foto Ilustrim

Nën udhëheqjen e nënkryetarit të Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, sot është mbajtur takimi i Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, ku është bërë vlerësimi i përgjithshëm.

Komuna e Gjilanit përmes një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur se 17 persona janë duke pritur rezultatet për koronavirus.

Në këtë komunë janë shënuar gjithsej 988 të infektuar me COVID-19, prej tyre 874 janë shëruar, 18 janë të hospitalizuar dhe 44 persona kanë vdekur. Aktualisht në këtë komunë janë 70 raste aktive me koronavirus.

Në takim, nënkryetari Ismajli ka thënë se lajm i mirë është që lakorja e infeksionit me COVID-19 në Gjilan po bie vazhdimisht, por ka apeluar qytetarët që të vazhdojnë t’i përmbahen rekomandimeve të institucioneve, përfshirë bartjen e maskave, mbajtjen e distancës dhe higjienën personale. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat