​200 pako me pajisje mbrojtëse antiCOVID-19 për nxënësit e shkollës “Selami Hallaqi”

Gjilani

​200 pako me pajisje mbrojtëse antiCOVID-19 për nxënësit e shkollës “Selami Hallaqi”

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 20:31
“Selami Hallaqi”

Nxënësit e klasave të para të shkollës fillore “Selami Hallaqi” në Gjilan dhe mësimdhënësit kanë përfituar pako me pajisje mbrojtëse kundër COVID-19.

Në ceremoninë e dorëzimit të 200 pakove, të cilat janë donacion i UNICEF dhe USAID, kanë marrë pjesë kryetari Lutfi Haziri, drejtori i Arsimit Nazim Gagica dhe përfaqësues të UNICEF dhe USAID.

Haziri ka falënderuar UNICEF-in dhe USAID-in për këtë donacion, duke thënë se gjithmonë janë bërë krahë i gjilanasve sa herë që ka qenë nevoja duke ndihmuar në disa aspekte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat